18 Maj 2024

Kosova International Fashion Week 2013, vjen me 20 Mars

Prishtinë, 30 janar - Gecjan Fashion Group dhe RTV 21, fillojn pergaditjet per edicionin e peste te  javes se modes ne Kosove.

Eshte viti i peste i realizimit te javes se modes ne Kosove edhe si i tille ky eveniment shënon ngjarjen më të madhe të modës në rajon, duke u rishfaqur cdo vitë, si një diritare brilante e prezantimit të punimeve autoriale të kreatorëve të dëshmuar, nga mbare trojet shqiptare dhe dizajnerave boterore.

Kosova fashion week kete vite vjen si nje jave mode internacionale ku perveq dizjanerva dhe modeleve shqiptare, shume modele te huaja bashk me brende te ndryshme boterore do jen pjese e 5 neteve te javes se modes, duke e shendrruar keshtu javen e modes ne Kosove ne: KOSOVA ITERNATIONAL FASHION WEEK 2013

Java e modes kete vite do te filloi ne qytetin e bukur te ferizajit ne qendren me te madhe tregtare Mentori center me daten 20 dhe 21 mars 2013, per te vazhduar me pas me daten 22, 23 dhe 24 mars ne Sheshin 21 ne Prishtine.

Per shkak te interesimit te madh nga shtepit e modes, numeri i atyre qe do te prezantohen ne KIFW nga 15 sa ka qen vitet e kaluara kete vite eshte rritur ne 20 kompani qe do ti prezantojn punimet e tyre, dizajnuar extra per KOSOVA INTERNATIONAL FASHION WEEK 2013, po ashtu mbi 40 modelet me te mira nga vendi dhe rajoni do sfilojne ne kete eveniment nga data 20 deri me 24 mars, duke I dhen keshtu javes se modes ne Kosove, dimenzionet e merituara.

Pergaditjet per javen e modes kan filluar dhe konkursi zyrtar per te gjitha kompanit e interesuar per tu prezantuar ne javen e modes, do te mbyllet me daten 20 shkurt.

Fotograf zyrtar I javes se modes edhe kete vite do te jet fotografi I mirnjohur shqiptar Avni Selmani. Seti fotografik per kete eveniment ka filluar edhe shume shpejt do te publikohet emir dhe fotot e  modeles qe do jete imazh kryesore i keti evenimenti.

Për të qenë më afër publikut,organizatoret e javes se modes Gecjan fashion group dhe radiotelevizioni 21  , do të mundësoj që të gjitha kreacionet që prezantohen ne Kosova international fashion week 2013, të jenë në shitje gjatë 5 netëve të kësaj ngjarje dhe gjatë kohës së transmetimit në Rtv 21. Gjatë kohës që Java e Modës do të emetohet, në TV, ne ekran do të shfaqet emri i kreatorit që prezanton punimet e tij, si dhe nr i telefonit përmes të cilit do te realizohen kerkesat e publikut.

Edhe kete vite kengetaret me te mire te estrades Shqiptare do te jen pjese e pese netve te javes se modes per tu perkujdesur keshtu per argetimin e te ftuarve te shumt nga vendi dhe bota qe do jen te pranishem ne kete eveniment si dhe per teleshikuesit qe do e shohin javen e modes Kosova international fashion week 2013, perms nja transmetimi maratonik per 5 nete me rradhe ne Radiotelevizionin 21.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)