21 Prill 2025

Konstituohet këshilli drejtues i Ansamblit ‘Shota’

Prishtinë, 13 nëntor - Është konstituuar sot Këshilli Drejtues i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ‘Shota’.

Ata janë takuar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqin.

Anëtarë të Bordit janë emëruar, Xhevdet Gashi, Sabri Fejzullahu, Hysni Klinaku, Burbuqe Berisha dhe Milot Mustafa.

Ministri i ka uruar ata për detyrën dhe i ka falënderuar për gatishmërinë e treguar për të kontribuuar në zhvillimin e ansamblit, ruajtjen e vlerave të mirëfillta si dhe promovimin e tyre në skenën kulturore ndërkombëtare.

Ai tha se ‘Shota’ është një institucion mjaft i rëndësishëm për vendin dhe që me dekada ka kontribuar në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe promovimin e tyre.

Gjithashtu ministri Krasniqi, tha se mbështetja institucionale për ansamblin është rritur dhe do të rritet, duke theksuar kështu nevojën që të ketë edhe më shumë progres në menaxhim dhe krijimtari origjinale.

Nga ana tjetër, anëtarët e bordit kanë falënderuar ministrin për besimin që ka pasur për ta në drejtimin e këtij institucioni. Ata shprehën përkushtimin e tyre që të punojnë shumë në zhvillimin edhe më të madh të ansamblit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)