22 Prill 2025

Konkretizohet bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Luginës së Preshevës

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa dhe atë të Bujanocit, Nagip Arifi.

Kjo vizitë, vjen pas asaj zyrtare që ministri Shala ka zhvilluar në Luginë të Preshevës dhe ka nënshkruar Memorandumete Bashkëpunimit me Komunën e Preshevës dhe të Bujanovcit.

Me këtë vizitë, fillon faza e intensifikimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet MKRS-së dhe përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, nëpërmjet të cilit synohet të krijohen kushte për bashkëpunim në politikat, programet dhe aktivitet kulturore dhe rinore në Luginën e Preshevës.

Në takim, përfaqësuesit e Luginës, e falënderuan ministrin Shala për vizitën që i ka bërë kësaj pjese, por edhe për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve.

Përfaqësuesit e Luginës e vlerësuan si historike vizitën e ministrit Shala si dhe nënshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit që janë të parat të këtij lloji.

Ndërkaq ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon gjithnjë e më shumë për promovimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në mbarë hapësirat nacionale. Në këtë drejtim, ai u shpreh se Memorandumi mes MKRS-së dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është një hap i parë drejt ndër komunikimit më aktiv kulturor, në funksion të njohjes dhe promovimit të kulturës mbarëkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)