08 Maj 2024

Koncerti i Minogue për 15 minuta shiten biletat

Melbourne, 8 mars - Në vetëm 15 minuta u shitën të gjitha biletat e koncerteve që këngëtarja Kylie Minogue do të mbajë në Australi.

Sigurisht që ky fakt e ka gëzuar atë por janë të shumtë ata fansa që mbeten pa një biletë për të qenë në këtë koncert dhe Minogue ka ndjerë që t’i kërkojë falje të gjithëve këtyre fansave.

Ylli i muzikës pop është duke u përgatitur për turneun të cilin e ka pagëzuar “Anti Tour” dhe në këtë turne ka zgjedhur që të performojë veç skenave të mëdha, edhe në vende të vogla për fansat.

E ky është një mendim i këngëtares për të shënuar 25-vjetorin e karrierës së saj. Por Australia dhe fansat e saj australianë i kanë bërë një surprizë të jashtëzakonshme.

Biletat e dy koncerteve të para në Sydney dhe Melbourne të cilat janë paraparë të mbahen gjatë këtij muaji, dolën në shitje të mërkurën dhe në vetëm 15 minuta nuk kishte më asnjë biletë.

Janë jo të paktë fansat të cilët janë zhgënjyer nga shitja kaq e shpejtë e biletave. “Na vjen keq për ata fansa të cilët nuk siguruan bileta dhe jemi shumë të kënaqur për durimin dhe mbështetjen tuaj”-shkruhet në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e këngëtares Kylie Minogue. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)