Kino ABC me 29,646 shikues
Prishtinë, 1 korrik - KDSHF” GENCI” ka permbyllur gjashtë mujorin e parë te vitit 2014 me gjithsejt 25 premiera boterore (12 ne formatin 3D dhe 13 ne digjital).
Numri i shikuesve ka qenë 29,646.
Muaji prill ka qenë muaji me shikueshmerinë me te lartë; 6220 ndersa muaji me shikeshmerinë me te ultë është muaji mars me 3283.
Ne listën e tre filmave me te shikuar hynë: The Amazing Spiderman 2/3D me 3189 shikues, The Fault in Our Stars me 3172 dhe filmi Femrat me 2328.
Me synim plotesimin e nevojave dhe kërkesave te shikuesve tanë si dhe përafrimin e tyre me realizimet me te reja te kinematografisë boterore, gjatë ‘Sezonit Veror’ në Kinemanë ABC do te shfaqen dhjetë premiera boterore.
Ky sezonë (korrik-gusht) do te fillloj me 4 korrik 2014 me premierën botërore te filmit “ Transformer 4/3D” dhe do te perfundoj me filmin “LOVE IS STRANGE”, premiera boterore e te cilet do te jete me 28 gusht 2014.
Premiera e dytë pas Transformer 4 do te jete: COLD IN JULY/I Ftohti ne Korrik (triller) me 10 korrik. Dy premiera boterore PLANES:FIRE AND RESCUE/Aeroplanët 3D (aksion/aventure per femije dhe familje) dhe DAWN OF THE PLANET OF THE APES /Agimi i Planetit te Majmunëve 3D ( aksion/ aventure/fantazi) do te shfaqen me 17 korrik.
Me 24 korrik poashtu do te kemi dy premiera boterore ‘22 JUMP STREET/Rruga Xhamp 22’ e zhanrit komedi me Channing Tatum e Ice Cube si dhe premieren e zhanrit horror/triller DELIVER US FROM EVIL/ Na Liro nga e Liga, me aktoret Eric Bana, Edgar Romirez e Olivia Munn. HERCULES 3D me zhaner aksion/aventure dhe me aktoret Dwayne Johnson, Irina Shayk ne regji te Brett Ratner, do te shfaqet premiere boterore me date 1 gusht.
Filmi i radhes SEX TAPE/Inçizime Seksi (komedi me Cameron Diaz e Jason Segel) ka premieren boterore me me 7 gusht. Pason premiera boterore e filmit TEENAGE MUTANT NINJA 3D, me Megan Fox, me 15 gusht.
Me 21 gusht premiera e nëntë e zhanrit komedi LET’S BE COPS me Nina Dobrev, Andy Grcia, Angela Kerecz etj.
Ndersa filmi LOVE IS STRANGE , drame me Marisa Tomoei e Alferd Molina do te jete premiera e dhjetë dhe e fundit e cila do te permbyll ketë sezonë,