Kina shënon të ardhura rekord në industrinë e filmit

Pekin, 9 janar - Të ardhurat e vitit të kaluar në Kinë nga industria e filmit kanë shënuar një rritje prej 27%, me një shifër prej 3.6 miliardë dollarë amerikanë.
Shumica e 10 filmave më të mirë janë prodhime vendase, ndërsa vetëm 3 prej tyre janë prodhime hollivudiane.
Komedia aksion e regjizorit Stephen Chow "Pushime në Perëndim-mundja e demonëve" kryeson listën e 10 filmave më të shikuar në Kinë.
Ky film ka arkëtuar një fitim prej 207 milionë dollarë, ndërsa filmi më i pëlqyer i Hollivudit ishte "Iron Man 3", që në Kinë arkëtoi 124 milionë dollarë.
Në listën e filmave më të suksesshëm të vitit 2013 në kinematë kineze janë dhe filmat "Pacific Rim", me të ardhura prej 114 milionë dollarë dhe "Forca e gravitetit" me 73 milionë dollarë amerikanë.
Gjatë 10 viteve të fundit të ardhurat e industrisë kineze të filmit kanë shënuar një rritje rekord prej 3.6 miliardë dollarësh, duke u renditur e dyta në botë pas SHBA-ve.