27 Prill 2024

Kim Kardashian turpërohet në studio televizive

Los, Angelos, 16 dhjetor - Ndonëse u përfshi në listën e dhjetë personave më të famshëm të vitit 2011, në një program amerikan të prezantuese së famshme Barbara Walters, Kim Kardashian nuk pati asnjë trajtim të veçantë në studio.

Gazetarja 82-vjeçare, vendosi të gjithë familjen në siklet, por sidomos Kim, e cila u pyet për videokasetën e saj porno të vitit 2007 dhe u bombardua me pyetje të pakëndshme, por duke shmangur ndarjen nga Chris Humpries pas vetëm dy muajsh martesë.

E pyetur për videon porno që e bëri të famshme, Kim ngeci dhe arriti të përgjigjej: “Atëherë paska qenë një gjë e mirë që e bëra…?”.

“Çfarë do që bën, duhet ta mendosh”, iu përgjigj prezantuesja, duke detyruar Kardashian që të pranojë se ka bërë gabime në të shkuarën, “gabime nga të cilat ka mësuar”, u përgjigj e ëma, edhe ajo e pranishme në studio.

Megjithatë, ndonëse i doli në mbrojtje, nëna 56-vjeçare e Kim e sikletosi edhe më shumë vajzën e saj, duke pranuar publikisht se pësoi një traumë kur mësoi për videon porno të të bijës dhe se e kishte të pamundur për netë me radhë të flinte, pasi gjatë të gjithë kohës vetëm qante.

”Shigjeta” e dytë që Walters i lëshoi familjes, ishte nëpërmjet konstatimit: “Nuk dini të kërcëni, nuk dini të këndoni, nuk dini të bëni humor… A mund të thuhet se keni ndonjë talent?”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)