Kim Kardashian rikthehet në top-formë

New York, 25 shtator - Që prej lindjes së fëmijës ajo është treguar e kujdesshme me graderobën duke zgjedhur gjithmonë veshje që i mbulonin format në publik.
Kjo periudhë i përket së shkuarës së Kim Kardashian e cila është fotografuar në formë të mirë në një drekë pune me motrën dhe dy miq të saj në një restorant në Kalifornia.
Vajza e amerikane e spektakleve kishte zgjedhur një kostum ngjyrë jeshile të errët, ndërsa gjithë kohës shoqërohej nga mikesha e saj, Blac Chyna.
Një ditë më parë 32-vjeçarja postoi në profilin e saj nëTwitter lajmin për hedhjen në treg të produktit të pestë të linjës së saj të parfumeve.