04 Maj 2024

Kim Kardashian nuk e ka problem dallimin në moshë

New York, 19 qershor - Këtë ajo e ka bërë të ditur gjatë një interviste për Opra Uinfrin. Kim Kardashianit madje i duket më mirë që i dashuri i saj është më i vjetër se ajo.

\"Gjithmonë kam dalë në takime me meshkuj, të cilët ishin pesë vjet më të ri se unë.

Por, tani është më ndryshe, me të vërtetë më pëlqen që jam në lidhje me dikë më të vjetër se unë\", ka thënë ajo.

Arsye për këtë, sipas saj është fakti që ajo ka ndryshuar shumë. \"Jam bërë më e pjekur që nga ndarja. Jam bërë tjetër person për shkak të asaj që kam përjetuar\", ka thënë ajo në fund të intervistës.

Lidhja mes Kim Kardashianit dhe Kanie Uestit duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, flitet se janë duke bërë plan që të martohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)