03 Maj 2024

Kim Kardashian me flokë të shkurtra

Prishtinë, 29 qershor - Kim Kardashian është shfaqur me flokë të shkurtra për setin fotografik të revistës italiane ‘L’Uomo Vogue’.

Ajo mbase mund të ketë pasur qëllim t’i ngjajë sa më shumë aktores së famshme Sophia Loren, por në të vërtetë ka nxjerrë në pah ngjashmërinë që ka me nënën e saj, 56-vjeçaren Kris Jenner.

Seti fotografik është realizuar në rrugët e Los Angeles nga fotografi Francesco Carrozzini.

Kim Kardashian në një intervistë me Oprah Winfrey ka folur për partnerin e saj të ri, këngëtarin Kanye West.

“Është shumë bukur të kesh në krah dikë që di gjithçka për ty, që të respekton, të kupton dhe ka kaluar të njëjtat vështirësi me ty. Kemi shumë gjëra të ngjashme me njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur”, ka thënë Kardashian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)