15 Maj 2024

Kim Kardashian lë veshjet skandaloze

Los Angelos, 25 maj - Fansat e Kim Kardashian kanë vënë re një ndryshim të qartë tek idhulli i tyre që kur kjo e fundit ka nisur të frekuentojë reperin Kanye West.

Megjithatë, pas disa javësh gjatë së cilave Kim zgodhi të shfaqej në një mënyrë gjithmonë e më provokuese, 31-vjeçarja vendosi të heqë dorë nga ky stil, për t’u rikthyer tek pamja klasike e dekadave të shkuara të Hollivudit.

Ndërsa u prezantua në premierën e një filmi në Kanë, Kardashian ishte veshur me një fustan të verdhë elegant, me një të çarë në pjesën e tij të majtë, mjaftueshëm për të ekspozuar një prej këmbëve të famshme të vajzës së “reality-show”.

Ditët në Kanë, duket se po e argëtojnë pa masë Kardashian, e cila më parë gjatë javës kaloi një mbrëmje të paharrueshme në një festë të organizuar nga reperi P.Diddy në jahtin e tij.

Gjatë mbrëmjes, tërhoqi veçanërisht vëmendje dueli i saj në distancë me Paris Hilton, e konsideruar si rivalja e saj kryesore në jetën e spektakleve reale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)