30 Prill 2024

Kim Kardashian i kthehet filmit

Hollywood, 25 tetor - Pas prishjes së martesës me Kris Hamfris, aktorja Kim Kardashian do të paraqitet në filmin “The Marriage Counselor”, me regji të Tajler Peri.

Filmi bën fjalë për Xhudit, këshilltare e një çifti të pakënaqur me martesën e vet, e cila tradhton burrin me njërin prej klientëve.

Xharni Smolet do të luajë këshilltaren, ndërsa Kardashian bashkëpunëtoren e saj, e cila do të përpiqet që t’i ndihmojë të zgjedhë problemet.

Xhirimi i filmit do të fillojë më 26 tetor në Atlanta. Kardashian edhe më herët ka pasur role në filmat “Deep in the Valley” dhe “Disaster Movie”.

Ndryshe, martesa e Kardashian dhe Kris Hamfris, nuk ekziston më. Mediat britanike kanë bërë të ditur se martesa e tyre është prishur dhe se ata nuk planifikojnë që të vazhdojnë tutje lidhjen e tyre.

Tash pritet të zyrtarizohet divorci, ndërkohë që ka disa pista të thashethemeve për ndarjen e çiftit të martuar para pak muajsh. Ndër to është publikimi i një video të nxehtë seksi të Kardashianit, ndërsa varianti tjetër është mospërshtatja e çiftit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)