28 Prill 2024

Kim Kardashian është e pasjellshme

New York, 24 dhjetor - Kim Kardashian është e pasjellshme! Ky është përfundimi i një organizate të specializuar për matjen e sjelljes së personave të famshëm.

Vetëm 72 dite martesë, daljet e tepruara në publik, kapriçot e ekzagjeruara i kanë sjellë Kim Kardashianit vetëm antipatinë e publikut.

Kështu që nuk u befasua askush, kur organizata “National League of Junior Cotillions”, e ka renditur si personazhin publik më të pasjellshëm për vitin 2011.

Së fundi disa organizata amerikane kanë përpiluar një peticion për t’ia mbyllur shoun televiziv Kimit, “Keeping Up with the Kardashians”, të cilin madje edhe presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ua ka ndaluar vajzave të tyre ta shikojnë.

Në anën tjetër qëndron dukesha e Britanisë së Madhe, Kate Middelton, duke e cilësuar si personazhi me i sjellshëm për vitin 2011, falë disa pjesëmarrjeve të saja në evenimente të ndryshme humanitare por, edhe kurorëzimit të dashurisë trevjeçare me princin William në një dasmë glamuroze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)