06 Maj 2024

Katy Perry nënshkruan divorcin me Russell Brand

Los Angelos, 9 shkurt - Këngëtarja Katy Perry ka nënshkruar divorcin nga ish-bashkëshorti i saj me një fytyrë tepër të qeshur, ndërsa Russell Brand ka rënë dakord të largohet prej saj pa pretenduar asgjë për milionat e këngëtares.

Kështu, martesa e tyre ka përfunduar këtu, me disa deklarata publike të ish-partnerëve dhe duket se në momentin e divorcit askush prej tyre nuk ka pretenduar asgjë. Një ndarje miqësore, është cilësuar kjo nga mediat.

Sipas një raporti nga TMZ.com, çifti ka arritur të ketë një marrëveshje të mirë për divorcin për të cilin kanë firmosur të dy ish-partnerët.

E tani gjithçka është në rregull, këngëtarja do të mbajë të gjitha paratë dhe asgjë s’do të humbasë nga divorci prej 28 milion paundve të saj.

Duket pakëz e çuditshme kjo që ka ndodhur pasi në kohën kur çifti lidhi kurorë nuk nënshkroi asnjë kontratë paramartesore dhe për pasojë, komiku britanik automatikisht kishte të drejtën e gjysmës së pasurisë së këngëtares.

Por Brand nuk e ka synuar në asnjë moment këtë gjë, përderisa ka hequr dorë menjëherë nga pasuria dhe nuk ka pretenduar të marrë asnjë kacidhe nga Katy Perry.

Sipas dokumentave të divorcit të depozituara në Gjykatën e Los Angeles, Perry tani do të jetë Katheryn Elizabeth Hudson sërish. Ajo do të mbajë kështu paratë dhe identitetin e saj, ndërsa pronat e përbashkëta të çiftit do të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)