28 Prill 2024

Katy Perry kërkon ndihmë nga fansat

Californi, 14 dhjetor - Katy Perry ka planifikuar të hedhë në treg një tjetër këngë nga albumi i saj “Teenage Dream” dhe u kërkoi fansave të zgjedhin se kë.

Deri tani këngëtarja 26 vjeçare ka lëshuar tre këngë nga rekordet e saj “California Gurls”, “Teenage Dream” dhe “Firework”.

Ndërsa për të katërtën, Katy ka kërkuar këshilla nga ndjekësit e saj në Twitter.

“Njerëz ju jeni arsyeja pse unë jam këtu, kështu që çfarë kënge të ‘Teenage dream’ doni që të dalë?!”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Faleminderit për sugjerimet tuaja. Zëri juaj u dëgjua”, nënvizoi ajo disa orë më vonë.

Kënga e zgjedhur do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)