19 Maj 2024

Kate Winslet martohet për herë të tretë

Hollwood, 27 dhjetor - Kate Winslet është martuar për herë të tretë. Aktorja e famshme ka organizuar një ceremoni sekrete në Nju Jork për tu martuar me të fejuarin e saj, Ned RocknRoll.

37-vjeçarja është shoqëruar në këtë ceremoni nga Leonardo DiCaprio, me të cilin ka bashkëpunuar në filmin ‘Titanic’.

Zëdhënësi i Winslet theksoi për ‘Daily Mail’: “Konfirmoj se Kate Winslet dhe Ned RocknRoll janë martuar në fillim të këtij muaji në Nju Jork, në një ceremoni sekrete.”

“Ishin të pranishëm dy fëmijët e saj, familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit”, shtoi ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)