Kate Middleton ndjehet e vetmuar

Londër, 20 gusht - Raportohet se Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, po ndjehet e vetmuar.
Bukuroshja britanike, e cila së fundi priti fëmijën e saj të parë me Princin William, nuk ka ndonjë shoqe me të cilën mund të shoqërohet pasi kujdeset për foshnjën e saj.
Ajo ka pasur aq shumë shoqe kur u martua me William. Kate u thotë atyre se për shkak të protokollit mbretëror, të bësh shoqëri është lehtë të thuhet, por jo të bëhet, ka thënë një burim.
William, ai ishte i ngazëllyer që u bë baba për here të parë, por tashmë ai ia ka lënë këtë punë grave. Ai ka mësuar të ndërrojë pelenën, por si çdo mashkull, Ëilliam mendon se ai është më shumë për ushtri. Kate ndjehet e vetmuar, ajo ndonjëherë qan, për shkak të kënaqësisë, për shkak që i fal George, por po ashtu për shkak të vetmisë.
Ajo ndehet e tronditur. Ajo ndjen mall për William, jo vetëm që nuk e sheh, por rrallë dëgjohet me të, pasi ai është shumë i zënë, ka shtuar burimi.