Kardashian mohon martesën me reperin Kanye West

Londër, 7 maj - Kim Kardashian ka mohuar thashethëmet se ajo tashmë është martuar me reperin Kanye West.
Duke folur me një reporter në mbrëmjen e Met Gala jo tha: ,,Akoma jam Kim por do të jem znj. West së shpejti".
Komentet e Kim i japin fund thashethëmeve që filluan pas një lajmi që doli nga Life & Style.
Në ndërkohë raportohet se 33 vjeçarja ka zgjedhur një fustan të veçantë të cilin do ta veshë për momentin magjik kur do të thotë PO në Paris më 24 maj.