03 Maj 2024

Kardashian flet hapur për lidhjen me West

Los Angelos, 5 korrik - Ka qenë e martuar dy herë dhe në të dyja rastet për shumë pak kohë, por Kim Kardashian beson ende tek dashuria, madje ka theksuar se e ka gjetur atë sërish me këngëtarin Kanye West.

Kim deklaron se çelësi i marrëdhënies së shkëlqyer që ka me reperin është miqësia e madhe që kanë pasur.

Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, Kardashian tha: “Kemi qenë miq prej shumë vitesh dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Ky është hapi i parë për një marrëdhënie të shëndetshme.”

Kim u martua me basketbollistin Kris Humphries në gusht dhe u divorcua pas 72 ditësh martesë.

Në lidhje me këtë, ajo u shpreh: “Gjithmonë kam qenë tipi që dashurohesha shumë shpejt, me këdo. Gjithmonë në mendjen time planifikoja martesën. Gjithmonë kam besuar tek dashuria dhe vazhdoj të besoj.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)