Justin Timberlake i suksesshëm si solo këngëtar

Londër, 13 maj - Këngëtari 33 vjeçar Justin Timberlake duke folur në emisionin Oprah's Master sqaroi ndjenjat e tij të vitit 2002 kur ai u nda nga grupi N Sync.
Ai mund të ketë pasur një karrierë të sukseshme si solo këngëtar dhe mund të ketë lujatur në disa filma por ai pranon se largimi nga grupi 'N Sync ishte një nga gjërat më të këqija dhe më të mira që ai kishte bërë ndonjëherë.
,,Ishte shumë e vështirë ti thuash lamtumirë asaj kohe por unë e ndjeja se duhet të ndryshoj. Thjeshtë e ndjeja se muzika ime duhet të ndryshoj'' - tha Justin.