Justin Timberlake fejohet me Jessica Biel

New York, 5 dhjetor - Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë fejuar gjatë festave të fundvitit. Sipas revistës US Weekly, këngëtari dhe aktorja janë sërish bashkë pas një periudhe ndarjeje.
Timberlake i ka propozuar Jessica Biel-it në një qendër skie në Uajoming (SHBA), aty ku kanë kaluar disa ditë pushimi.
Justin e di se sa i pëlqejnë Jessica-s sportet dimërore dhe vendosi që ti propozonte për fejesë në një vend të tillë, tha një burim pranë çiftit për revistën.
Timberlake (30 vjeç) dhe Biel (29 vjeç) kanë nisur marrëdhënien e tyre në vitin 2007, ndërsa në fillim të vitit 2011 u ndanë për disa muaj për tu rikthyer sërish bashkë tashmë.