Justin Bieber telashe me drejtësinë
Los Angeles, 27 mars - Duket se telashet e Justin Bieber-it nuk kanë të mbaruar. Kësaj radhe, është një fqinj i tij ai që po e akuzon këngëtarin për sulm fizik.
Justin akuzohet se është përfshirë në një skandal me fqinjin afër shtëpisë në Calabasas, California mëngjesin e sotëm.
TMZ raporton se Justin kishte filluar të grindej me fqinjin, ndërkohë që ky i fundit thotë se këngëtari e kishte sulmuar edhe fizikisht.
Ndërkaq, policia në Los Angeles raporton se është bërë një denoncim për këtë rast dhe se kanë filluar hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Kohët e fundit, Justin ka pasur shpeshherë probleme me sjelljen.
Pak ditë më parë teksa po qëndronte në Londër, këngëtari është grindur me një fotograf duke dashur ta sulmoj e duke e sharë me fjalë nga më të rëndat.