Julia Roberts prekëse me fjalimin e saj
California, 6 maj - Aktorja fituese e Oskarit Julia Roberts mori pjesë në një takimpërkujtimor emocional që u mbajt për nder të motrës së saj të shtunën.
Një burim i tregon Daily Mail se Roberts mori pjesë në këtë ngjarje emocionale me nënën e saj Betty Lou dhe motra Lisa, dhe mbajti një fjalim për të ftuarit, në të cilën ajo e përkujtoi motrën e saj Motes.
Burimi thotë, "Askush nuk e kishte pritur këtë nga Julia por ajo mbajti një fjalim të shkurtër në një moment gjatë ceremonisë. Fjalimi ishte i shkurtë por ishte shumë i sinçertë dhe shumë prekës. Me këtë ajo tregoi se sa e vlefshme kishte qenë motra e saj për të.