29 Prill 2024

Jolie-Pitt, edhe 2 fëmijë të tjerë

Hollywood, 16 mars - Familja Angelina Jolie dhe Brat Pitt është shtuar me dy anëtarë të rinj, ndonëse këtë herë nuk bëhet fjalë për birësimin e fëmijëve të tjerë, por për dy arushë gjigantë pellushi.

Aktorja 36-vjeçare u pa të largohej nga një hotel në Amstedam me dy vajzat e saj, Shiloh (5 vjeç) dhe Zahara (7), të cilat shoqëroheshin nga pellushët gjigantë të mbajtur nga ndihmësit.

Fama e ndihmoi Jolie dhe të bijat që në aeroport, ku duhet të merrnin një fluturim, të kalonin nga një derë anësore pa u kontrolluar, ndërsa arushët tërhoqën vëmendjen e të gjithë pasagjerëve gjatë të gjithë rrugës, deri në mbërritjen e saj në Los Anxhelos.

Jolie, e cila ndodhej në Europë për një çështje pune, është nënë e gjashtë fëmijëve, nga të cilët tre i ka lindur nga martesa me Brad Pitt dhe tre të tjerë i ka birësuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)