Jolie nuk e përjashton mundësinë e një shtatzanie tjetër
Los Angelos, 14 dhjetor - Angelina Jolie në një intervistë për revistën ‘Marie Claire’, pranon se nuk e përjashton mundësinë e një shtatzanie tjetër edhe pse ka 6 fëmijë nga martesa me aktorin Brad Pitt, 3 prej të cilëve të adoptuar.
“Nuk ka asgjë të planifikuar për momentin, por nuk e di. Një ditë mund të them që pres një fëmijë”, tha 36-vjeçarja.
Protagonisja e ‘Salt’ theksoi se marrëdhënia e saj me Pitt është e shkëlqyer dhe se kjo gjë pasqyrohet edhe tek fëmijët e saj.
“Kur fëmijët na shohin duke u puthur fillojnë e qeshin me të madhe dhe janë të lumtur. Kur na shohin bashkë ndihen më të sigurtë”, shton aktorja, e cila për momentin po promovon filmin e saj të parë si regjizore \"The Land of Blood and Honey\".