04 Maj 2024

Jolie dhe Pit adoptojnë fëmijën nga Etiopia

Hollywood, 27 nëntor - Angeline Jolie dhe Brad Pit, çifti më i famshëm në Hollywood është pranë adoptimit të një fëmije tjetër. Mendohet se fëmija që do të adoptohet nga ata është në Etiopi.

Aktorët kanë tre fëmijë biologjikë, Shiloh dhe dy binjakët Knox dhe Vivienne dhe tre fëmijë tjerë të adoptuar“. Ata janë të pasionuar për ta bërë këtë gjë”, tha një burim.

“Brad dhe Angie i kanë bërë një premtim Zahara para disa viteve se do ta adoptojnë edhe një fëmijë nga ai rajon dhe duket se do ta bëjnë pikërisht tani”, u shpreh një burim pranë çiftit.

Brad dhe Angeline njihen për misionet e tyre të pafundme humanitare kryesisht ndaj fëmijëve në nevojë. Duket se kësaj rradhe, fatin për të qënë pjesë e familjes më të famshme do ta ketë një fëmijë etiopian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)