Johnny Depp lajmëron fejesën me aktoren Amber Heard

Los Angeles, 15 prill - Aktori Johnny Depp i cili ka kaluar 14 vite bashkë me aktoren/këngëtaren franceze Vanessa Paradis dhe me të cilën i ka dy fëmijë është ndarë në vitin 2012.
Depp tani ka njoftuar për fejesën e tij me aktoren 27 vjeçare Amber Heard, me të cilën luajti rolin kryesor në filmin The Rum Diary në vitin 2011.
Aktori tregon se ai është shumë i lumtur me të fejuarën e re dhe se nuk ka asnjë armiqësi në mes të tij dhe ish të dashurës.
Ai madje thote se e fejuara e tij është shumë e afërt me dy fëmijët e tij, Lily-Rose 14 vjeçare dhe Jack 12 vjeçar.