29 Mars 2024

Johnny Depp, aktori më i paguar në Hollywood

Hollywood, 12 shtator - Johnny Depp është cilësuar si aktori më i paguar në Hollywood. Sipas “Forbes”, është paguar me 50 milionë paundë për rolin e Mad Hatter në filmin e Tim Burton, “Alice in Wonderland” (Liza në botën e çudirave).

Ai së fundmi ka deklaruar gjithashtu se ka fituar 15 milionë paundë për të qenë në krahë të Angelina Jolie në filmin “The Tourist”.

Fitimet janë llogaritur nga të dhënat e marra me agjentët, menaxherët, producentët dhe avokatët e aktorëve për të zbuluar pagesën e tyre.

Renditja e 10 aktorëve më të paguar:

1. Johnny Depp - 50 milionë paundë
2. Ben Stiller - 38 milionë paundë
3. Tom Hanks - 30 milionë paundë
4. Adam Sandler - 26.6 milionë paundë
5. Leonardo Di Caprio - 18.6 milionë paundë
6. Daniel Radcliffe - 16.6 milionë paundë
7. Robert Downey Jr - 14.6 milionë paundë
8. Tom Cruise - 14.6 milionë paundë
9. Brad Pitt - 13.3 milionë paundë
10. George Clooney - 12.6 milionë paundë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)