18 Maj 2024

Jeta e Beyonce ndryshoi pas lindjes së vajzës

New York, 12 shkurt - Që prej 7 janarit 2012, jeta e Beyonce ndryshoi në mënyrë drastike. Kjo pikë kthese, në rrëfimin e këngëtares për “Vogue”, erdhi pas lindjes së vajzës së saj të parë.

Megjithatë, ajo që tërheq më shumë vëmendje në intervistën e 31-vjeçares, është këmbëngulja e saj se arriti të kishte një lindje të thjeshtë, pa ndierë pothuajse fare dhembje.

“Gjatë lindjes kisha një lidhje shumë të fortë me foshnjen time. Kjo bëri që procesi i lindjes të ishte shumë i thjeshtë dhe pa dhembje”, deklaroi Beyonce.

“Rreth muajit të tetë zhvillova një ndienjë me të vërtetë shumë të fortë me fëmijën dhe prisja me padurim deri sa të dilte në jetë. Kur kisha kontraktimet e lindjes, përfytyrova fëmijën time duke shtyrë një derë shumë të rëndë dhe kjo më bëri që të harroja dhembjen që përjetoja”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)