02 Maj 2024

Jessica Biel shfaq interes ndaj Bradley Cooper

Los Angelos, 14 maj  - Jessica Biel ka bërë një plan për të futur në "kurth" aktorin Bradley Cooper - thonë burimet.

Sipas tabloidit amerikan National Enquirer, Biel ka ftuar Cooper për tu bashkuar me të në një udhëtim në malet e Santa Monica-s.

"Ajo është shumë e aftë fizikisht dhe gjithmonë e ka ndjerë se Bradley Cooper i përshtatet në mënyrë perfekte tipit të saj" tha një burim i afërt me aktoren.

"Për të parë anën e tij aventuriere, ajo i ka kërkuar atij nëse kishte dëshirë të realizonin diçka ndryshe, në vend të një takimi tradicional" ka shtuar personi i brendshëm.

Dhe me sa duket "plani i saj djallëzor" ka funksionuar. Bradley Cooper ka rënë dakord për udhëtimin në malet e Santa Monica-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)