22 Prill 2025

Jessica Alba shfaqet joshëse në revistën \'Britain’s GQ\'

Hollywood, 4 korrik - Aktorja Jessica Alba është një nënë e zënë me dy fëmijë dhe e ngarkuar me projekte filmike, por ka kohë edhe t’ia shpërfaqë botës mbarë linjat dhe pamjen e saj fizike.

Ajo shfaqet seksi dhe shumë joshëse  në revistën britanike “GQ” për muajin gusht. Gjatë intervistës për “GQ”, ylli i kinematografisë dha edhe disa këshilla për atë që meshkujt nuk duhet të veshin gjatë kësaj vere. “Nuk duhet të veshin rroba që janë të ngushta. Kostumet e banjës duhet të jenë të bollshme. Nuk jam fans e bluzave ose pantallonave që kanë printe”, thotë Alba.

E pyetur për rolin e Nancy Callahan në “Sin City” ajo tha: “Jam përpjekur shumë. Ka shumë kërcim, por kërcimi është i lidhur me historinë. Nancy është e alkoolizuar, depresionuar dhe  shumë e mërzitur.

Kërcimet në film reflektojnë atë që ajo është. Tashmë me rolet ndihem shumë më rehat. Kur isha më e re isha e ndrojtur dhe kisha frikë, isha shumë e pasigurt, por tashmë jam nënë dhe gjithçka ka ndryshuar”, thotë aktorja për “GQ”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)