Jennifer Lopez shfaqet me këngën e re First Love

Los Angelos, 3 qershor - Videoja e këngës është xhiruar në shkretëtirën e Kalifornisë, jashtë Los Angelos në fillim të muajit maj.
Lopez pohon se xhirimi i spotit të kësaj kënge ka qenë më i vështiri gjatë tërë karrierës së saj. ,, Ishte si një lloj apokalipisi," tha ajo për iHeartRadio. Unë po prisja që të largoheshin retë por kjo nuk ndodhi. Filloi një stuhi me erë. Thënë thjeshtë dukej sikur ne jemi ne mes të një tornadoje.
,,Kishte shumë pluhur në fytyrën time dhe bënte shumë ftoftë. Natyrisht ju e shihni edhe në video që unë nuk kam të veshura shumë rroba", përfundoi Lopez intervistën.