04 Maj 2024

Jennifer Lopez në plazhet e Brazilit

Rio de Zhanerio, 26 qershor - Jennifer Lopez ndodhet në Rio De Zhaneiro të Brazilit për turin e saj Dance Again, por jeta për këngëtaren nuk është vetëm punë.

42-vjeçarja përfitoi nga qëndrimi në Rio për të bërë pak plazh së bashku me binjakët e saj 4-vjeçarë, me të dashurin Casper Smart dhe me nënën Guadalupe.

Lopez ishte shumë e buzëqeshur gjatë gjithë kohës me të afërmit, por jo gjithçka ka shkuar mirë për të gjatë turit në Amerikën e Jugut.

Të enjten e kaluar këngëtares iu vodhën sende personale në një klinikë ku po kurohej për dhembje në shpinë. Lopezit iu vodhën kompjutera, aparat fotografik dhe disa dokumenta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)