06 Maj 2024

Jennifer Lopez: Martesa është e vështirë

Los Angelos, 4 gusht - Jenifer Lopez është shprehur në intervistën e saj të parë që pas divorcit nga Marc Anthony se martesa është shumë e vështirë.

“Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Doja që kjo familje të funksiononte dhe të dy u munduam shumë për këtë, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam”, deklaroi Lopez për ‘Vanity Fair’.

Më tej, 42-vjeçarja shtoi se beson tek dashuria pavarësisht 3 martesave të dështuara deri tani: “Mbetem optimiste për dashurinë. Besoj tek ajo. Tani dua të vazhdoj me jetën time dhe të rris fëmijët.”

“Marc Anthony do të jetë gjithmonë në zemrën time sepse ka qenë një baba i shkëlqyer dhe një këngëtar i madh”, përfundon Jennifer Lopez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)