Jennifer Lopez habitet me Marc Anthony

New York, 10 mars - Këngëtarja, Jennifer Lopez është çuditur se si ish burri i saj, Marc Anthony i ka prezantuar fëmijët e tyre para të dashurës së re.
Marc Anthony ka nisur lidhjen së fundmi me Chloé Green dhe të dy, së bashku me fëmijët kanë festuar ditëlindjen e këtyre dy të fundit para pak ditëve.
\"Jennifer mendon se është disi e çuditshme që Marc e ka njoftuar Chloé me fëmijët ka herët\", ka thënë një burim.
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë ndarë në qershor të vitit 2011. Që të dy, kanë vazhduar jetën normalisht duke krijuar madje lidhje të reja dashurie.