01 Maj 2024

Jennifer Lopez, e ftuara e Obamës

Washington, 5 shkurt - Jennifer Lopez ka një takim shumë të rëndësishëm këtë fundjavë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka ftuar këngëtaren dhe bashkëshortin e saj, këngëtarin Marc Anthony, për të shikuar së bashku finalen e Super Bowl-it në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk mund ta besoj!”, u shpreh Jennifer Lopez.

Këngëtarja nuk dha shumë sqarime për këtë takim duke thënë vetëm se nuk mund të fliste për të sepse ende nuk ishte e sigurtë nëse ftesa ishte e vërtetë.

“Arsyeja pse nuk mund të flas për këtë është se më duket e pabesueshme”, tha Jennifer Lopez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)