06 Maj 2024

Jennifer Lawrence femra më e dëshirueshme në planet

Hollywood, 12 dhjetor - Jennifer Lawrence është votuar si femra më e dëshirueshme në planet.

Aktorja 22-vjeçare, e bërë e famshme me filmin ‘The Hunger Games’, e ka marrë këtë “titull” pas një sondazhi të kryer nga revista online për meshkuj AskMen.com.

Plot 2.4 milionë persona votuan në këtë sondazh dhe kryeredaktori James Bassil theksoi: “Ka një përshtypje mes meshkujve se Jennifer Lawrence është më origjinale se aktoret e tjera. Është e freskët sepse nuk ka qenë protagoniste e faqeve të para të gazetave me thashetheme.”

Bukuroshja bjonde ndiqet në pesëshen e parë nga aktorja Mila Kunis, modelja Kate Upton, këngëtarja Rihanna dhe aktorja Emma Stone.

Fituesja e vitit të kaluar, Sofia Vergara, ka zbritur në vendin e 12.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)