21 Prill 2025

Jennifer Aniston promovon filmin e ri

Hollywood, 15 shtator - Jennifer Aniston mbërriti të shtunën në Toronto Film Festival për të promovuar filmin e saj më të ri ‘Life of Crime’.

Aktorja 44-vjeçare interpreton në këtë film një grua që rrëmbehet nga një bandë mashtruesish, një histori e bazuar në romanin e Emore Leonard, të vitit 1978.

Regjisori i filmit, Daniel Schechter, ka thënë se ky rol është puna më e mirë e Aniston në karrierë.

“Njerëzit kanë për ta pëlqyer shumë sepse është puna e saj më e mirë. Kam qarë kur e shikoja duke interpretuar”, u shpreh Schechter.

Filmi ‘Life of Crime’ mbylli Festivalin e Filmit të Torontos dhe ka marrë vlerësime pozitive nga kritika. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Tim Robbins dhe reperi Mos Def.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)