Jenifer Aniston shtatzënë

New York, 3 gusht - Në New York u dha premierë Were The Millers, film me Jennifer Aniston. E sigurisht në tapetin e kuq skishte si të mos parakalonte protagonistja e filmit.
Por më shumë se sa veshja, pamja apo humori i Jennifer, në sy të fansave ra barku pak i fryrë i aktores. Kaq mjaftoi që në media të qarkullojnë sërish zërat për një shtatzëni të aktores.
E veshur me një fustan të purpurt aktorja preku disa herë me dorë barkun e fryrë të saj
gjest që e bëjnë nënat shtatzëna, apo jo?
Ajo pozoi para fotografëve me partnerin e saj në film Jason Saduikis, por më pas u largua me të fejuarin Justin Theroux, për të cilin pak kohë më parë deklaroi se kishte instiktet e duhura të babait.
Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë zërat për shtatzëni të Aniston. Në të kaluarën vetë aktorja i ka mohuar duke u përgjigjur me shaka se thjesht kishte ngrënë shumë. Po këtë herë? Nga Aniston ende nuk ka asnjë reagim
por të presim.