21 Prill 2025

Jay-Z mendon t’i dhurojë një ishull për Beyonce

New York, 10 prill - Jay-Z po mendon t’i dhurojë bashkëshortes së tij, Beyonce dhe vajzës Blue Ivy një ishull në mënyrë që ata të shijojnë privatisht larg vëmendjes së paparacëve pushimet e tyre.

Një burim pranë ciftit, i cituar nga mediat gossip në SHBA tha se reperi po mendon të shpenzojë 2 milion euro për blerjen dhe më pas ndërtimin e një kompleksi në një ishull të Bahamasit.

I njëjti burim thotë se Jay-Z kërkon që ta blejë ishullin para datës së 5-vjetorit të martesës së tyre si surprizë për Beyonce.

Ishulli ndodhet pak minuta me avion nga Majemi, por nuk mbulohet tërësisht nga valët telefonike dhe mungon televizioni satelitor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)