21 Prill 2025

Javën tjetër hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Prishtinë, 1 qershor  - Rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora do të marrin pjesë sivjet në Panairin e Librit në Prishtinë. Ky aktivitet tradicional, që mbahet për herë të 16-të, do të organizohet prej 3 deri më 8 qershor 2014 në ambientet e Pallatit të Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet prej orës 18:00 ndërsa panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Organizatori i kësaj ngjarjeje, Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se këtë vit do të prezantohen rreth 1200 tituj të ri librash dhe rreth 4000 mijë tituj të tjerë të viteve të fundit.

Siç njofton Shoqata e Botuesve të Kosovës, panairi, tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të qartë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore si Shekspiri, Jeronim de Rada, Zef Serembe, Shtjefën Gjeçovi, Octavio Paz, Marguerite Duras, Sterjo Spasse, Mehmet Gjevori.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera të panairit, bën të ditur SHBK-ja e cila ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, përmes faqes www.panairilibrit.com.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)