21 Prill 2025

Java e modës në Kosovë arrinë objektivat e saj

Prishtinë, 24 mars - Agjencioni i Modes Gecjan Fashion Group, ka mbajtur sot konferencë për media, ku ka vleresuar angazhimet lidhur me Javën e modës "Kosova International Fashion Week 2013" që po mbahet për të pestin vit me radhë në vendin tonë.

Gjatë konferencës Producenti i Agjencionit të modës Gecjan Fashion Group, Ilir Geci u shpreh i kënaqur lidhur me organizimin e Javës së Modës në Kosovë, duke thënë se ky eveniment kulturorë është ndër të vetmit aktivitete që organizohen në Kosovë dhe rajon të këtij niveli.

Sa i përket stilimeve të prezantuara për katër netë me radhë, Geci tha se janë tërsisht koherente, të vecanta dhe në trend me modën botërore.

Nga ana tjetër kreatorët të cilët po përformojnë me veshjet e tyre në Javën e Modës në Kosovë, theksuan se ky eveniment ka ofruar të gjitha mundësitë për një prezantim dinjitoz të stilimeve.

Kreatorja turke me origjinë shqiptare znj. Fefzyie Camer e vlerësoj këtë organizim si madhështor dhe tha se po shqyrton mundësitë që të hapë një përfaqësi këtu në kosovë, me veshjet e krijuara nga ajo.

Ndërkaq kreatorja nga Kroacia znj. Branka Vukušië theksoj se ndjehet e lumtur që merr pjesë në javën ndërkombëtare të modës në Kosovë, duke vecuar se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit të saj me Gecjan Fashion Group, pasi shpreson që ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen.

Në konferencë ishte prezente edhe njëra nga modelet më të njohura në Truqi, znj. Tugce Sarkay  e cila shprehu kënaqësinë e saj që po sfilon në Javën e Modës në Kosovë, pasi bëri edhe një krahasim me Javën e modës në Stamboll ku ajo ishte po ashtu pjesëmarrse, duke thënë se këto dy organizime janë në të njejtin nivel, në kuadër të specifikave të veta.

Kosova International Fashion Week 2013, është mbajtur për 4 netë me radhë në Kosovë, ndërkaq sonte mbahet nata e pestë dhe e fundit, ku do të prezantohen stilimet ekskluzive fillimisht të Sesahr Colletion USA dhe pastaj stilimet e mysafires speciale në këtë eveniment, turko-shqiptares, znj. Fefzyie Camer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)