21 Prill 2025

Janet Jackson konvertohet në muslimane

New York, 10 prill - Janet Jackson heq dorë nga muzika dhe konvertohet në muslimane pas martesës me biznesmenin miliarder Uisam al Mana.

Këngëtarja amerikane dhe biznesmeni miliarder u martuan në një ceremoni tejet sekrete vitin e kaluar pas 3 vitesh qendrimi bashkë, megjithatë publikisht pranuan lidhjen e kurorës së tyre vetëm në shkurt të këtij viti.

Mediat gossip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruajnë se këngëtarja po përgatit seriozisht edhe zhvendosjen në Lindjen e Mesme për të jetuar me bashkëshortin e saj.

Çifti u ka qendruar larg aparateve fotografike, ndërsa Janet gradualisht rralloi daljet e saj në koncerte. 46-vjeçarja i jep fund karrierës muzikore 30-vjeçare ku përfshihen disa albume dhe shumë këngë e turne. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)