19 Maj 2024

Janet Jackson fejohet me miliarderin nga Katari

Los Angelos, 28 dhjetor - Festat e fundvitit kanë qenë shumë të ëmbla sivjet për Janet Jackson. Këngëtarja, motra e të famshmit Michael Jackson, është fejuar me miliarderin nga Katari, Wissam Al Mana, me të cilin është lidhur në vitin 2010.

Sipas ‘Us Weekly’, 37-vjeçari i ka dhuruar 46-vjeçares një “unazë të madhe dhe të shtrenjtë”, të cilën Janet e mban të mbyllur në kasafortë nga frika se mos e humb.

Një burim tha për revistën: “Në vjeshtë do të martohen dhe Wissam do të prenotojë fluturime private për të gjithë të ftuarit në dasmë.”

Një tjetër burim shtoi se Janet Jackson kërkon të nisë sa më parë një familje: “Nëse nuk do të bëjë vetë fëmijë, atëherë ajo do i adoptojë.”

Janet Jackson, e cila nga ana e saj ka një pasuri rreth 150 milionë dollarë, është martuar dy herë të tjera më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)