Jackie Chan merr çmimin "Academy's Honorary Awards"

I veshur me veshje karakteristike kineze dhe me një statujë Oskari në dorë, ylli i Kung Fu-së u emocionua pa masë në momentin e marrjes së çmimit të nderit.
"Kjo do të thotë që çdo gjë që kam bërë ndër vite e paskam bërë mirë. Kam punuar shumë dhe kam thyer shumë kocka. Gjithnjë kam menduar, "Askush se di.' Dhe, më në fund, dikush e di çfarë kam bërë gjithë këto vite. Bëj shumë bamirësi. I dua fëmijët dhe botën.... Gjithnjë u them studentëve të mi dhe disa prej anëtarëve të grupit tim "J.C.". U them, 'Shikoni, bëni më të mirën tuaj. Kujtoni: Ka njerëz që gjithnjë e dinë çfarë bëni ju."
Që prej 'Rumble in the Bronx' në vitin 1996, ai mori rrugën e famës dhe të suksesit në mbarë botën me filmat me 3 seri 'Rush Hour', 'Shanghai Noon,' 'Shanghai Knights,' 'Around the World in 80 Days,' dhe 'Kung Fu Panda'.
Çmimi i Nderit u jepet artistëve për arritjet gjatë jetës për kontributin e jashtëzakonshëm në kinematografi.