21 Prill 2025

Imazhi gjuhësor i piktorëve të hershëm tradicionalë në viset tona

Prishtinë, 15 nëntor - Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës në Prishtinë sjell në ekspozitën e përbashkët të titulluar "Imazhi gjuhësor i piktorëve të hershëm tradicionalë në viset tona", 24 vepra të hershme në pikturë, të artistëve të parë të shfaqur në fillimet e shek. XX, të cilët përfaqësojnë tradicionalen dhe modernizmin në të dy vendet tona: Kosovë dhe Shqipëri.

Ekspozita është një nga përzgjedhjet e organizimit të veprimtarive të agjendës së vitit 2013 të Ministrisë së Kulturës së Kosovës. Organizimi i ekspozitës drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj, koordinatore e GMK-së. Kurimi i ekspozitës realizohet nga znj. Suzana Varvarica Kuka, studjuese arti ndërsa veprat janë pronë kombëtare e huazuar nga dy galeritë kombëtare të artit në Tiranë dhe në Prishtinë.

Tema e ekspozitës e njeh publikun me disa nga fillesat, me arritjet artistike, fizionominë e secilit piktor, me veçoritë dhe të përbashkëtat e krijimtarisë së hershme të artistëve shqiptarë, veprat e të cilëve kanë krijuar atmosferat, realiste ose jo të tilla, të shkollave shqiptare në artet pamore, këndej dhe andej kufirit shqiptar.

Nga fondi i veprave të pikturës dhe të gjinisë së portretit të Galerisë Kombëtare të Artit në Tiranë janë zgjedhur krijimtaritë e piktorëve si: Kolë Idromeno, Andrea Kushi, Zef Kolombi, Abdurrahim Buza, Androniqi Zengo Antoniu, Nexhmedin Zaimi, Kel Kodheli, Sofia Zengo Papadhimitri, Vladimir Jani dhe Foto Stamo.

Nga fondi i veprave të pikturës dhe të gjinisë së portretit të Galerisë Kombëtare të artit në Prishtinë janë zgjedhur krijimtaritë e piktorëve si: Ëngjëll Berisha, Vllado Radovic, Svetozar Kamenoviq, Nustret Salihamixhiqi, Agush Beqiri, Hilmija Qatoviq, Gjelosh Gjokaj, Muslim Mulliqi, Xhevdet Xhafa, Rrexhep Ferri, Tahir Emra dhe Kadrush Rama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)