Hudson: Respekti e bën dashurinë të qëndrueshme

New York, 3 maj - Kate Hudson mendon se lidhjet janë bërë më të pjekura, sepse tani e vlerëson më shumë respektin sesa pasionin e një dashurie të çmendur. 
Aktorja 32-vjeçare, e cila ka një djalë shtatëvjeçar me ish-burrin Chris Robinson dhe aktualisht është shtatzënë me të fejuarin Matt Bellamy, mendon se qëndrimi i saj ndaj dashurisë ka ndryshuar që nga koha kur u bë nënë, sepse tashmë familja e saj vjen në rend të parë. 
Bëhet gjithnjë e më e pjekur ajo dashuri pasionante, e çmendur, po ndryshon. Gjërat që i dëshiron në një lidhje, janë ndryshe nga ato kur ke qenë e re. 
Tashme flitet për respekt, ndershmëri, partneritet të plotë dhe kompromis. Të gjitha gjëra të shkëlqyera. Mendoj se respekti e bën dashurinë të qëndrueshme, ka deklaruar Hudson.
  
















