28 Prill 2024

Hollywood, fundjavë e zezë për box office

Hollywood, 13 dhjetor - Box office në Shtetet e Bashkuara ka regjistruar fundjavën që kaloi arkëtimin më të ulët në tre vitet e fundit, pavarësisht shfaqjes së komedisë romantike “New Year’s Eve”, me një kast “all star”.

Filmi, ku interpretojnë Sarah Jessica Parker, Halle Berry, Robert De Niro dhe Ashton Kutcher zuri vendin e parë në klasifikim, por me një fitim fare të ulët, 13.7 milionë dollarë.

Komedia tjetër, ajo e regjisorit Jonah Hill, “The Sitter” zuri vendin e dytë, por arkëtimi ishte edhe më keq, vetëm 10 milionë dollarë.

Fundjava e varfër e lë box office-n me të ardhurat më të ulëta të vitit 2011, katër për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar.

“Është e pabesueshme se sa keq është situata”, ka deklaruar analisti i website-t Hollywood.com, Paul Dergarabedian.

Dy javët e fundit kanë qenë më të dobëtat e vitit përsa u takon arkëtimeve të filmave në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Adhuruesit e kinemasë shpenzuan këtë fundjavë vetëm 77.4 milionë dollarë për bileta, nga 81 milionë që kishin shpenzuar një javë më parë.

Vlerësimet për filmin “New Years Eve” nuk ishin aspak të mira. Ndërsa saga “Twilight: Breaking Dawn”, pjesa e parë, pësoi një rënie në vendin e tretë të klasifikimit, duke arkëtuar vetëm 7.9 milionë dollarë.

Filmi i katërt me vampirë ka fituar deri tani rreth 260 milionë dollarë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)