Heidi Lushtaku në kopertinën e magazinës “Dentastic”
Bernë, 6 maj - Bukuroshja nga pjesa frankofone e Zvicrës për herë të parë është shfaqur në ballinën e revistës së famshme zvicerane për dhëmbë “Dentastic”Heidi Lushtaku, shqiptarja me origjinë nga Kosova e cila po vazhdon garën për kurorën „Miss Zvicra 2013“, për një periudhë të shkurtër ka vazhduar me suksese të njëpasnjëshme edhe në botën e modelimit.
Bukuroshja nga pjesa frankofone e Zvicrës për herë të parë është shfaqur në ballinën e revistës së famshme zvicerane për dhëmbë “Dentastic”.
Jo rastësisht është përzgjedhur Hedi të jetë në kopertinat e një magazine të këtillë me tirazh të madh dhe me ndikim në Zvicër, TRANSMETON ALBINFO.
22-vjeçarja përveç modelimit po vazhdon shkollimin në Zvicër edhe si asistente e mjekut të dhëmbëve.
Nga java e ardhshme kur të del nga botimi edhe revista “Dentastic”, adhuruesit mund të votojnë për finalisten në kurorën „Miss Zvicra 2013“, Heidi Luishtaku.
Bukuroshja shqiptaro-zvicerane ka realizuar fotografi të tjera për shtëpinë e modës “Schild” .
Prej finalistëve të evenimentit "Mis Zvicra 2013", përveç Heidit, shqiptare nga Kosova është edhe Dorina Podrimja.