06 Maj 2024

Harry Potter filmi më i mirë i 2011-tës

Hollywood, 10 gusht - “Harry Potter And The Deathly Hallows: Part 2” është kurorëzuar si filmi më i suksesshëm i vitit 2011 pasi ka mbledhur plot 1.1 miliardë dollarë në mbarë botën.

Filmi i fundit i serisë së suksesshme është lavdëruar si një \"fenomen botëror\" nga drejtuesit e kompanisë Warner Bros.

“Kjo është një jubile tjetër i jashtëzakonshëm për kapitullin e fundit të kësaj seri historike të filmave dhe për Harry Potter si të tërë”.

“Gjatë një vere të dendur dhe shumë konkurruese, është një arritje për filmin dhe për njerëzit prapa tij që shikuesit e filmave ende dalin për ta parë atë – qoftë për të parën herë ose si shikim të përsëritur”, ka thënë presidenti i shpërndarjes së kompanisë Warner, Dan Fellman.

Filmi së fundi u emërua edhe si më fitimprurësi i të gjitha kohërave pas filmave të regjisorit James Cameron, “Avatar” dhe “Titanic”, të cilët fituan 2.7 miliardë dollarë, respektivisht 1.8 miliardë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)